Report TV - 'Lungomare', banorët sherr me policinë kundërshtojnë vlerën e shpronësimit

Report TV 2016-06-20

Views 0

Banorët që do t?ju prishen shtëpitë në kuadër të projektit të Lungomares në Vlorë, janë përplasur me policinë. Ata kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, për shkak të vlerës së ulët të shpronësimit.

Banorët kanë qëlluar me gurë policinë. Përplasjet kanë qënë të dhunshme ku madje disa qytetarë kanë ngelur të gjakosur.

Një grua ka shkuar në katin e dytë të shtëpisë së saj, për t'u hedhur por ajo është ndaluar nga policia.

Banorët nga ana e tyre shprehen se vlera e shpronësimit është shumë e vogël, ndërkohë që thonë se ende nuk kanë marrë lekët. Shumë prej tyre kanë pasur proçese gjyqësore deri në Strasburg ku kanë arritur dhe të përfitojnë një vlerë shpronësimi me të cilën nuk kanë qenë dakord.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS