Banorët e Unazës së Re që janë ku" />
Banorët e Unazës së Re që janë ku"/>

Ora News - Banorët e "Astirit" kundërshtojnë heqjen e ndriçimit, përplasen me policinë

Ora News Lajme 2018-11-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Unazës së Re që janë kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, bllokuan sërish rrugën ?Teodor Keko? duke penguar kalimin e automjeteve në njërin sens. Shkak ishte vijimi i punës për heqjen e ndriçimit në zonë, prej së cilit banorët u konfliktuan edhe me policinë, e cila ishte pranë punonjësvë të Bashkisë.

Dita e dytë e vlerësimit të banesave që do të preken nga ndërtimi i unazës së re është pritur sërisht me protesta nga banorët. Madje në disa raste u regjistruan dhe përplasje me forcat e rendit të ngarkuar për ti ardhur në ndihmë ekspertëve.

Pavarësisht kësaj shembjet e banesave kanë vijuar, ashtu si dhe verifikimi i të dhënave.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për këtë qëllim ka zhvilluar nëj takim me banorët e Unazës së Re. Ndërsa shtoi se familjet që nuk kanë dokument legalizimi do të qëndrojnë në banesat sociale, sipas tij me kushte optimale. Nga ana tjetër ai akuzoi se ka një kategori që është kundër projektit.

Veliaj: Ka edhe një kategori tjetër që është një kategori që me thënë të drejtën unë nuk e ndihmoj dot, që është kategoria e politikanëve. Kategoria e atyre që duan të kandidojnë në listat e ardhshme, kategoria e atyre që nuk janë fare banorë aty, por që vijnë me autobusë për to.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-rezistenca-e-banoreve-tek-astiri

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS