Banorët e Astirit përplasen me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protestuesit e Astirit janë përplasur këtë të martë me policinë.Protestuesit dolën në protestë me qëllim që t?I bllokonin rrugën kryeministrit Rama, i cili do të kalonte tek fabrika e miellit për të shkuar në një ceremoni përurimi.Dhjetra protestues mes të cilëve dhe ish-deputetë demokratë janë përpjekur që t?I bllokojnë rrugën kreut te qeverise. Por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policia e cila ka ndërhyrë për t?I larguar,Por kjo gjë ka bërë që palët të përplasen me njëra-tjetrën.Në vendngjarje shkuan edhe forcat e FNSH dhe ato Shqiponja. Ndërkohë banorët kanë hedhur gurë në drejtim të uniformave blu.Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dhe ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.Ndërkohë ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin se ishte ky i fundit ai që urdhëroi policinë që të dhunonte banorët, që sipas saj, po protestonin paqësisht.

Share This Video


Download

  
Report form