Tension në Lushnjë, fermerët përplasen fizikisht me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dhjetëra fermerë të Lushnjes, Fierit dhe Beratit u përplasën sot me forcat e policisë, gjatë protestës kundër skemës së abuvencionimeve në bujqësi.Konflikti erdhi pasi tubuesit bllokuan rrugën kombëtare Lushnje - Fier në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Savrit, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.Fermerët kërkuan plotësimin e kërkesave për subvencionet, duke thënë se qeveria nuk ka denjuar t?iu kthejë përgjigje shqetësimeve të tyre.EDUARD SHARKAKREU I SINDIKATES SE FERMEREVEKjo është protesta e radhës, por e para nën singlen e sindikatës së fermereve të bashkuar. Sindikata tashmë është regjistruar në gjykatë, ka mbi 1600 antarë. Kjo sindikatë përfaqëson 250 mijë fermer që punojnë bujqësi, nga të  cilët 45mijë janë pajisur me nipt. Kjo protestë behët sepse fermeret kanë shpalosur 5 kërkesa minimaliste janë kerkesat e para për të zgjidhur problemet.Fermerët thonë se e ndjejnë veten të braktisur nga shteti, i cili nuk po i mbeshtet me subvencione direkte.Në 2019 Zoti ministër tha se TVSH do ua heq fabrikave dhe pikave të përpunimit dhe do ua jap fermerëve, i dha pjesërisht në 2019 jo të tëra, kurse sot ne 2020 doli zv.ministrja tha që do te subvencionoj për lopë 100mijë lekë dhe asnjë gjë tjetër . ka dhënë një kusht tjetër që nga 5 lopë e lartë deri në 30 lopë do marrë 100 mijë lekë,pastaj tjera ska më. ne duam 100 lekë për kile pa limit që të avancoj blegtoria e të bëjë përpara blegtoria, përndryshe ne do të shkojme tek dera e mistrisë së bujqësisë.Në fund protestuesit derdhën mbi asfalt edhe disa bidonë me qumësht dhe paralajmëruan se do t?i përshkallëzojnë protestat.

Share This Video


Download

  
Report form