http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fermerë të zonës së Kamçishtit në komunën Bubullimë të Lushnjës, mohojnë praninë e pesticideve të dëmshme në kulturën perimore të kastravecit. Sipas tyre, prodhimi është plotësisht i pastër dhe i garantuar për konsumim. Zhaneta Kuqi, që ka në pronësi të familjes së saj një sipërfaqe sere prej 800 metrash katrorë, pohon se ka nisur nga dje vjeljen e prodhimit të kastravecit, ndërsa shton se ka zbatuar kërkesat e specialistëve të bujqësisë në spërkatje të bimës, gjetheve të saj kundër insekteve dhe jo kastravecit si produkt. Mikael Velo, agronom në këtë zonë, shpjegon arsyet se kur mund të lindin probleme me këtë lloj pesticidi. Prodhimi i kësaj zone është më së shumti ai që shkon për eksport në vendet fqinje.