Meta, takim me fermerët në Lushnjë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, u takua me fermerë dhe grumbullues të prodhimeve bujqësore me qëllim njohjen nga afër të problematikave të subvencionimeve në fushën e bujqësisë. Ndalesën e parë e beri në komunën Tërbuf të rrethit Lushnjë, ku sipërfaqja e serës është 1 Ha dhe kapaciteti prodhues shkon në 700kv ne sezon.Meta theksoi se skema e subvencionimit duhet parë si një mundësi për të rritur më tej prodhimin dhe kapacitetin e fermave. Ilir Meta tha se: Ne buxhetin e vitit te ardhshëm do te shtohet fondi ne veçanti per rritjen e sipërfaqeve me sera. Ne rastin tuaj do te përfitoni mbështetje për plasmanin apo edhe per vaditjen me pika për ta bere te domosdoshme te mbrojmë prodhimin por edhe te rrisim rendimentin. Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, deklaroi se duhet të zhvillohet edhe një tryezë me fermerë dhe me grumbullues për të sqaruar paketën e re fiskale për bujqësisë. Kryetari i Kuvendit tha se paketa e re fiskale është një mbështetje e jashtëzakonshme për prodhimin vendas dhe për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit.

Share This Video


Download

  
Report form