Meta në Hungari, takim me kryeministrin Orban - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, ku i shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa rezerva të dhënë për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.Meta, nënvizoi vullnetin e gatishmërinë e palës shqiptare për t?i ngritur këto marrëdhënie në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.Ndër të tjera kreu shtetit, shprehu besimin se rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tirane ben që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve Shqipëria dhe Hungaria ta festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate konkrete e domethënëse.Dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu edhe në sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Çështjet e emigracionit të paligjshëm dhe influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndim.Kryeministri Orbán e siguroi Metën për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve.

Share This Video


Download

  
Report form