Report TV - Banorët e Selenicës në protestë, kundërshtojnë ndërprerjen e punimeve të rrugës

Report TV 2020-12-23

Views 0

VLORË- Banorët e fshatrave të Selenicës kanë nisur një peticion dhe janë grumbulluar duke kundërshtuar ndërprerjen e punimeve të rrugës.

Ata nuk kanë rënë dakort me vendimin për anulimin e lotit të 4 për rrugën e Lumit të Vlorës, Peshkëpi-Selenicë-Levan-Tepelenë.

Gjatë protestës banorët kanë kërkuar që të rikthehet projekti për ndërtimin e rrugës, pasi sipas tyre ata mbeten të izoluar.

Ata u kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë për të zgjedhur problemin.

Share This Video


Download

  
Report form