Report TV - Basha: Vendet e rezervuara për 4 institucione, Rama kontroll vettingut

Report TV 2016-06-13

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të ketë nën kontroll politik procesin e kontrollit dhe vlerësimit të gjyqtarëve. Basha theksoi se Rama pranoi formulën e vendeve të rezervuara për KLGJ e KLP, por nga ana tjetër nuk bëri të njëjtën gjë për Komisionin e Kontrollit dhe Vlerësimit dhe atë të Apelimit. Sipas Bashës, kjo është tendencë për të pasur në dorë kontrollin e gjyqtarëve.

Kreu i PD tha se opozita nuk kërkon asgjë me tepër se parimi i konsakruar nga Komisioni i Venecias në paragrafin 88 të opinionit përfundimtar.

"Rama pranoi parimin e konsakruar në opinionin final të Venecias, në rekomandimin 88 që njihet si modeli i vende të rezervuara. Pranoi parimin por s'do ta implementojë atë në katër institucionet e drejtësisë, por vetëm në ty prej tyre. Në KLGJ dhe KLP, ku kemi rënë dakord që në muajin shkurt. Po kaq të rëndësishëm e konsideron Venecia zbatimin e këtij parimi edhe për dy institucione të tjera komisioni i verifikimit dhe apelimit. Rama pranoi parimin, por vetëm për dy, për dy të tjera jo. Këto dy organe do të ndajnë shapin nga sheqeri, do të largojnë gjyqtarët e korruptuar dhe do të lenë në sistem ata me integritet. Por që kjo të ndodhë kështu siç është planifikuar të ndodhë, as Edi Rama, as Lulzim Basha nuk mund të kenë dorën vendimtare të përzgjedhjes në këto dy organe. Përndryshe na dalin gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimit si të korruptuar, ndërsa prokurorja që hetoi çështjen e narkotaksisë së Tahirit, e pastër. Këtu fle lepuri. PD nuk kërkon asnjë vend të vetëm për militantët dhe anëtarët e saj. Nuk duam që në këtë sistem të vendoset Bylykbashi, Alibeaj, Halimi, Kaso, Bardhi por nuk pranojmë që pala tjetër të vendosë Xhafën, Majkon, Sadushin e Dvoranin. Parim i konsakruar nga Venecia është ai i përfaqësimit proporcional i personave me integritet profesional. Duhet një sistem i pastër "vettingu" për kandidatët që prezantohen", u shpreh Basha.

Ai theksoi se opozita do tw pranojw gjithçka qw rekomandon Komisioni i Venecias. "Dikush tjetër ka zgjedhur ta bëjë fytyrën shollë, në Bruksel thotë e pranoj, dje e sot tha e pranoj për 2 institucione por jo për dy të tjerat. Nëse ka vendosur që më mirë për një drejtësi në diktatin e tij sesa një drejtësi të pakapur polikisht është zgjedhje e tij, sepse ne herët a vonë do t'i japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form