Report TV - Provokimet serbe, Basha: Sprovë për BE E NATO, Rama të reagojë

Report TV 2017-03-31

Views 2

Kryedemokrati Basha gjatë një konference për shtyp nga selia blu i ka cilësuar provokimet serbe, duke filluar nga treni serb, arrestimi i Haradinajt e deri tek ngritja e murit në Mitrovicë si një skenar i mirëpërpunuar.

Ai është shprehur se këto provokime janë një sprovë për NATO dhe BE për këtë arsye ata duhet të kenë një reagim të qartë dhe të prerë që konfirmon përkushtimin e tyre në Ballkan.

"Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha që pasoi, përdorimi i fletarrestit të vjetër për arrestimin e Haradinajt dhe ndërtimi i një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani i cili shkon përtej propagandës. Përgjigja i takon qeverisë shqiptare. Partitë politike duhet të jenë të bashkuara", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form