http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka dale para medias per te bere te qarte kufirin e negociatave me opozitën per reformën ne drejtësi. Përballe kërkesës se demokrateve qe formula e vendeve te rezervuara te aplikohet ne 4 institucione; Këshillin e Larte Gjyqësor, Këshillin e Larte te Prokurorisë dhe dy institucionet e Vetingut; Komisioni i Posaçëm i kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, lideri i maxhorances ka vendosur vijën e kuqe, duke theksuar se Vetingu nuk mund te preket per asnjë çmim. Ndërkohe per 2 institucionet e tjera Këshillin Gjyqësor dhe ate te Prokurorisë, kryeministri Rama ka shprehur gadishmerine per te negociuar nje formule përtej vendeve te rezervuara dhe përtej miratimit me 94 vota. Rama ka bere edhe nje thirrje te fundit drejtuar opozitës per miratimin e reformës ne drejtësi. Dalja para mediave e liderit te maxhorances Rama per reformën ne drejtësi dhe negociatat me opozitën erdhi pas nje takimi me 2 ambasadoret, ate amerikan Donald Lu dhe ate te BE Romana Vlahutin, te cilët janë lobuesit me te forte te kësaj reforme.