Rikthehen përmbytjet në vend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-13

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane mjaftuar disa orë shi që pjese të mëdha të territorit të përfshihen nga përmbytjet. Vetëm në orët e fundit harta e zonave nën ujë është zgjeruar: më problematike janë Tirana, Vlora, Durrësi dhe Lezha. Përmbytje janë shënuar në disa zona të kryeqytetit, të cilat kanë ndikuar edhe në trafikun e automjeteve. Më problematike mbetet zona e Don Boskos, pasi sasia e ujërave të grumbulluara ka qenë e madhe. Reshjet përmbytën rrugë e kryqëzime edhe në Durrës. Qarkullimi i automjeteve dhe kalimtareve në disa zona u bë shumë i vështirë. Uji mbuloi edhe kryqëzimin e stacionit të trenit, ndërkohë që në rrugën hyrëse të qytetit, u krijua trafik. Punonjës të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime kanë punuar për zhbllokimin e pestave, derisa uji është larguar pak nga pak. Edhe në rrugën Egnatia, pranë portit ka pasur probleme të njëjta si dhe në kryqëzimin pranë stadiumit ?Niko Dovana?. Shumë rrugë në qytetin e Vlorës janë bllokuar për shkak të ujit niveli i te cilit e beri te pakalueshme ato për këmbësoret edhe makinat. Përgjatë bulevardit kryesor Vlore-skele shumë shtëpi private u zgjuan nën ujë. Rruga është e kalueshme vetëm përgjatë transballkanikes. Në të njëjtën situatë është zgjuar edhe qyteti i Lezhës. Ne lagjen ?Besëlidhja? dhe ?11 Janari? ka patur prezencë të madhe uji, duke vështirësuar lëvizjen e banoreve. Ndërkohë në zonat fushore nuk ka patur përmbytje, gjë të cilën e tregojnë edhe kuotat normale të prurjeve të lumit Drin. Me rënien e intensitetit të reshjeve situata ka ardhur duke u përmirësuar. Reshjet e shiut të rëna gjatë gjithë natës kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Sipas autoriteteve vendore, probleme ka pasur edhe në disa akse rrugore. Ndërsa ndërhyrja e ndërmarrjeve të bashkisë ka bërë që sasia e madhe e ujit të shkarkohet në puseta, duke lehtësuar situatën.

Share This Video


Download

  
Report form