http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse politikanët në Serbi akuzuan shqiptarët për incidentin e 14 tetorit në stadiumin Partizan të Beogradit, mbrëmjen e të shtunës në të njëjtin stadium, historia përsëritet. Në derbin mes Partizanit dhe Cervena Zvezdes, tifozët serb kanë hedhur parullat ?Kosova është Serbi?, kanë sharë në korr shqiptarët dhe në fund i kanë vënë flakën flamurit shqiptar. Ne fakt, masat e sigurisë per ndeshjen nisen me herët, kur nga rreziku i ndonjë sulmi te mundshëm nga tifozët e dy ekipeve, ambasada shqiptare ne Beograd u blindua nga forca te shumta policie. Këto ngjarje, por dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj bizneseve të shqiptarëve në serbi, qe pasojnë ate te ato që ndodhën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, janë një tjetër provë për UEFA-n se dhuna dhe koret raciste ?vritini shqiptarët?, nuk kanë qënë incidente sporadike, te nxitura nga flamuri qe u valëvit mbi stadium. Por sikurse theksoi dhe Ministria e Jashtme shqiptare, ato janë shfaqe te urrejtjes patologjike ndaj shqiptareve dhe simboleve shqiptare.