PS çon Nokën në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare nje parti politike ushtron te drejtën e saj per te kërkuar verifikimin e te dhënave ne formularin e dekriminalizimit. Partia Socialiste iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë se Përgjithshme per verifikimin e deputetit demokrat Flamur Noka. Nënkryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla deklaroi se organi i akuzës duhet te filloje hetimin per kete rast, pasi deputeti Noka nuk ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit dëbimin e tij nga Ish-Jugosllavia. Balla sqaroi se maxhoranca po përgatit dosje edhe per deputete te tjere, duke përmendur ketu edhe fshehjen e ndryshimit te datëlindjes nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Pas këtyre akuzave ka vendosur per here te pare te reagoje edhe PD per rastin e Flamur Nokes. Ne nje deklarate, PD ka pranuar se deputeti Noka nuk e ka deklaruar rastin e Jugosllavisë, pasi formulari i dekriminalizimit, është konceptuar per te treguar krimet e rënda dhe jo per te treguar ato qe opozita i cilëson akte heroizmi. ?Formulari i dekriminalizimit, nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë. Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt. Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t?i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19-vjeçarin Flamur Noka.? thekson Partia Demokratike - See more at: http://vizionplus.al/ps-con-noken-ne-prokurori/#sthash.5V0dKuOv.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form