http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për gati 1 orë, Ministri i Brendshëm dha deklarime në Prokurorinë e Përgjithshme për akuzat publike ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pak kohë më parë pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në lidhje me çështjen e pajisjes përgjuese. Saimir Tahiri dha shpjegime para prokurorëve Altin Binaj dhe Adnan Xholi e në dalje konfirmoi atë që ka thënë për gjyqtarin Aliaj. Për Ministrin e Brendshëm për të tillë gjyqtarë, duhet të miratohet reforma në drejtësiSaimir Tahiri: Gjyqtari Arjan Aliaj është i kapur në flagrancë nga një vendim që ka dhënë për ?Kthim prone? në mes të Tiranës, dhe nga prona e kthyer ka fituar një tokë dhe një vilë në po atë tokë. Dhe unë këtë nuk kam si mos ta denoncoj. Sepse unë e quaj më së paku të domosdoshme për t?u verifikuar, e më së shumti akt kriminal dhe korruptiv i një gjyqtari që, me vendimin e tij i kthen pronën një qytetari dhe qytetari ?i fal? gjyqtarit të vet në atë pronë një pjesë të tokës dhe një vilë trekatëshe. Unë këtë e quaj shenjën më kuptimplotë të asaj që përfaqëson sot jo vetëm gjyqtari Arian Aliaj, por e gjithë ajo pjesë e sëmurë e sistemit të drejtësisë, që duhet adresuar patjetër nëpërmjet reformës në drejtësi.Ministri i Brendshëm tha se reforma do t?i jepte krahë atyre personave, të cilët zbatojnë ligjin brenda sistemit të drejtësisë. Sipas Saimir Tahirit, kjo bën dhe ndryshimin me qeverinë e mëparshme.Saimir Tahiri: Unë nuk jam Lulzim Basha që t?i fshihem Prokurorisë me raporte pushimesh, me raporte mjekësore, me raporte vonesash biletash avioni apo me çfarëdolloj justifikimi që janë të denja për një kalama kopshti. Unë nuk jam as fëmija i Sali Berishës që nuk erdhi kurrë në Prokurori, pavarësisht se biznesi i tij la 26 të vdekur në Gërdec. Kjo qeveri nuk është qeveria e Sali Berishës, që kur vrau katër njerëz të pafajshëm në bulevard rrethoi Prokurorinë dhe i mbante vrasësit të fshehur në bodrumet e Kryeministrisë. Ne i zbatojmë vendimet e gjykatave dhe të sistemit gjyqësor. Por kjo nuk do të thotë që të heshtim e të mos denoncojmë të gjithë ata që, të fshehur nën petkun e sistemit të drejtësisë, kërkojnë edhe që të mbyllim gojën.Tahiri u ndal dhe tek aksidenti në të cilin humbi jetën nëna e dy fëmijëve, duke thënë se edhe pse i arrestuar, gjyqësori e kishte lënë të lirë 20-vjeçarin. Sipas tij, të tilla raste duhet të verifikohen më mirë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë e të merren masa.