http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje Xhisiela Malokun, nënën, motrën dhe një mikeshën e saj, për llogari të hetimit që është duke u kryer për djalin e deputetit socialist, Rexhep Rraja.Në kallëzimin e saj të bërë në korrik të këtij viti, vajza deklaronte se ishte torturuar nga Rraja, por vetëm pak orë më pas, ky kallëzim u tërhoq nga 25 vjeçarja.Hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga prokurorja Mirela Kapa, ndërsa nëna dhe motra e vajzës u pyetën nëse kanë pasur dijeni për ngjarjen.Dosjes së prokurorisë i janë shtuar edhe prova tw reja për t?u shqyrtuar, si kamerat e sigurisë së lokalit ku oficeri Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar me armë, si dhe regjistrat e katër komisariateve në Tiranë e Krujë.ndërkohë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, vazhdon të hetohet ne gjendje të lire.Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohuan për Vizion Plus, se akti i ekspertimit mjeko-ligjor që iu bë vajzës pas kallëzimit të saj, nuk nxori prova që të vërtetonin se ajo ishte dhunuar apo torturuar nga i riu.Të njëjtat burime shtuan se pavarësisht faktit se 25 vjeçarja tërhoqi kallëzimin, çështja kaloi në prokurori për tu hetuar.Vizion Plus kontaktoi me prokuroren e çështjes, Mirela Kapa, e cila tha se procedimi penal është regjistruar më datë 26 Korrik dhe hetimet po vijojnë të kryhen për Rexhep Rrajën dhe Xhisiela Malokun.Duke mos dhënë asnjë detaj mbi faktet e mbledhura, prokurorja Kapa tha se së shpejti do të ketë një rezultat mbi hetimin.Ndërsa avokati mbrojtës i Xhisiela Malokut, Elton Frangu deklaroi për Vizion Plus se ka qenë i pranishëm kur vajza ka tërhequr kallëzimin dhe se nuk kishte vërejtur shenja dhune në trupin e saj. Por Frangu shton se i ka kërkuar vajzës të ketë kujdes me deklarimet, sepse do të mbante përgjegjësi për kallëzim të rremë.Ndërkohë prokuroria po shqyrton edhe pretendimet e fundit te oficerit Emiljano Nuhu, i cili pretendoi se është kërcënuar ne prani të deputetit socialist Taulant Balla. Ky i fundit mohoi akuzat dhe paditi ne prokurori kreun e PD, Lulzim Bashën, oficerin Nuhu dhe gazetarin qe e intervistoi.