http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrja e Sali Berishës në Parlament per armatosje, ka mjaftuar për Partinë Socialiste që ta padisë ish kryeministrin në Prokurorinë e Përgjithshme. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla depozitoi kallëzimin për dy vepra penale: ?Thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues? dhe ?Thirrje publike për veprime të dhunshme?. Kodi Penal parashikon masat ndëshkimore nëse personi i paditur gjendet fajtor. Neni 222 sqaron se ?Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues , krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t?iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet?. Ndërsa në nenin vijues, thuhet se ?Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet?. Pak pas depozitimit në Prokurori të kallëzimit, ka reaguar bashkëpunëtorja e ngushtë e ish-kryeministrit, Joefina Topalli, e cila tha se kjo ishte hakmarrje e dëshpëruar primitive e Ramës për denoncimet ndaj Emiljano Shullazit dhe Arben Frrokut.Padia në prokurori vjen në kohën kur Berisha është i përjashtuar 10 ditë me vendim te byrosë se kuvendit, cka ka sjellë dhe bojkotin e plotë të opozitës në parlament.