Bunk'Art, ekspozita video-muzeale që ndodhet në ish bunkerin atomik të diktatorit komunist Enver Hoxha, në periferi të Tiranës, bëhet nga sot bunkeri i parë 3.0 i luftës së ftohtë.
Falë një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qendrës Ura (Organizata Jo Qeveritare që ka fituar menaxhimin e bunkerit) dhe kompanisë ALBtelecom - Eagle Mobile, 106 dhomat që përbëjnë fortifikimin e vjetër komunist janë pajisur me kabëll me fibër optike dhe janë lidhur me internet, në mënyrë që të gjithë vizitorët (shqiptarë e të huaj) të mund të qëndrojnë on-line me celularët e tyre duke përdorur wi-fi falas.
"Ne jemi shumë të gëzuar si Albtelekom dhe Eagle mobile që kemi një bashkëpunim me qëndrën Ura për të sjellë teknologjinë në BunkArt një nisëm me të vërtetë shumë e bukur që nuk tërheq vetëm shqiptarët të cilët duan të kujtojnë të shohin të mesojnë çka kaluar vendi unë në 50 vite komunizëm për njëherashi i'u shërben studiuesëve, të huajëve të rinjëve, e të gjejnë një copër të ngrirë Shqipërie në BunkArt e cila u serviret sot si një dëshmi. Mund të themi se është bunkeri i parë anti atomik i lidhur me fibrat optike në Ballkan dhe na vjen mirë që dhe Qendra Ura ka marrë nëj nisëm për ta quajtur BunkArt 3.0 pra i gjeneratës së 3-të të lidhjes përmes internetit për vizitorët që do të vijnë këtu"-u shpreh Alban Tartari Drejtor i marrëdhënieve institucionale të ALBtelecom - Eagle Mobile
Shumë shpejtë shërbimit internet do t?i shtohet edhe shërbimi zanor, për të mundësuar kryerjen e telefonatave brënda nga Bunk?Art.
"Së shpejti do të kemi edhe sinjalin e Eagle Mobile për tu lidhur me telefonat e viziotërëve. Por çështë më e rëndësishme është se cdo pasjisje do të lidhet me free wifi ku të gjithë do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri tjetrin."-tha Tartari për mikrofonin e Report TV
Me shërbimin 3.0 Bunk'Art vazhdon me angazhimin e tij për t?u bërë dita ditës një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Shqipëri, duke i propozuar turistëve një hap prapa në kohë por në përshtatje me modernitetin.