Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të pranojnë skemat e arsimimit profesional falas, përndryshe do dalin nga skema. Është Drejtorja e Shërbimit Social shtetëror në Vlorë, Ines Stasa që sqaron se familjeve u jepet një mundësi punësimi, dhe duhet ta pranojnë, në rast refuzimi, u hiqet ndihma ekonomike.
813 familje janë aktualisht pjesë e e skemës së ndihmës ekonomike, ndërkohë që priten reduktime, pasi personave përfitues, në bashkëpunim me zyrën e punës, do t?u mundësohet punësimi.
Sipas Drejtores së Shërbimit Social Shtetëror Ines Stasa, refuzimi i punës, apo i arsimimit profesional falas, i nxjerr automatikisht këto familje nga skema e ndihmës ekonomike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nese-familjet-me-ndihme-ekonomike-refuzojne-arsimin-profesional-falas-dalin-nga-skema/