Që nga sot protezat ortopedike ofrohen falas në Spitalin e Traumës për pacientët që kanë kryer ndërhyrje dhe kanë nevojë për një aparat të tillë implanti.
Qeveria shqiptare ka investuar rreth 1 milion dollarë që këtë kjo ndihmesë të ofrohet njëkohësisht dhe në shërbimin e ortopedisë në QSUT dhe Spitalin Rajonal të Durrësit.
Deri më sot pacientët që kishin nevojë për proteza, ishin të detyruar që t?i paguanin vetë me një çmim dy herë me të lartë sesa ai që shpenzohet aktualisht nga buxheti i shtetit.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrat i Beqaj dhe Kodheli vizitoi nga afër shërbimin më të ri për pacientët në spitalin e traumës. Gjatë vizitës, kryeministri ai u takua me një ndër pacientet e para që pas ndërhyrjes kirurgjikale përfitonin protezë falas.
Më pas, kryeministri zhvilloi një mbledhje pune me drejtues dhe mjekë të Spitalit të Traumës, ku u diskutuan projektet e reja për rinovimin dhe rritjen e eficencës së tij. Gjatë këtyre tre viteve në Spitalin e Traumës janë investuar rreth 300 milionë lekë të reja në projekte të ndryshme, pajisje dhe teknologji, një prej tyre rezonanca magnetike.
Ndër projektet e reja që do të aplikohen në Spitalin e Traumës janë ai i recepsionit dhe hollit të ri të pritjes, i mjediseve të reja të fizioterapisë; kompletimi i sistemit të ajrit të kondicionuar të reanimacionit të përgjithshëm, etj.