Report TV - Sezoni turstik, Beqaj: Spitali i Traumës në gatishmëri për urgjencat

Report TV 2016-09-25

Views 1

Në gatishmëri për të ofruar shërbim të kujdesit shëndetësor për pushuesit nuk janë vetëm 25 qendrat e posaçme shëndetësore të sezonit turistik por edhe Spitali Universitar i Traumës. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në këtë institucion për të garantuar edhe një herë masat e marra në këtë sezon në të gjitha institucionet shëndetësore.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se gjatë këtij sezoni është rritur numri i urgjencave në këtë spital, ndërkohë që personeli mjekësor ka qenë ne gatishmëri të plotë për të ofuar shërbim. ?Spitali i Traumës përballon një ngarkesë të jashtëzakonshme gjatë vitit, por sidomos me ardhjen e sezonit veror, traumat shtohen. Praktikisht, në këtë sezon veror, në këtë spital, siç e tha edhe doktori (Dr. Arben Zeneli) janë rreth 130 trauma në ditë, që do të thotë që çdo 11 minuta, këtu paraqitet një urgjencë.

Unë dua në radhë të parë të falenderoj mjekët, infermierët për përkushtimin që tregojnë në 24 orë për 7 ditë të javës. Në qoftë se kjo është një periudhë ku të gjithë mendojnë se ku do të pushojnë apo ku do ti kalojnë pushimet, këtu me përkushtim dhe profesionalizëm iu përgjigjen të gjithë nevojave të gjithë Shqipërisë,? ka theksuar Ministri Beqaj, ndërsa ka falënderuar edhe drejtuesit e spitalit për masat e marra si në barna e materiale mjekimi, ashtu edhe për zhvillimin e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike.

Mjekët e spitalit kanë pohuar se çdo ditë përballen me rreth 130 urgjenca, ku shumica i përket traumave. ?Praktikish, ne presim rreth 130 urgjenca në ditë, nga të cilat në sezonin e verës, vetëm urgjencat që lidhen me traumën shkojnë deri në 90 raste në ditë. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë," ka pohuar nën/drejtori teknik i Spitalit Universitar të Traumës, Dr. Arben Zeneli.

Share This Video


Download

  
Report form