Report TV - Drafti, 5 vjet burg për zyrtarët që fshehin pasurinë 5-fishohen, gjobat

Report TV 2016-05-15

Views 0

Pesë vjet burg për funksionarët që fshehin pasurinë. Bashkimi Evropian i propozon Parlamentit Shqiptar ashpërsimin e masave penale për funksionarët që fshehin pasurinë. EURALIUS, misioni i BE që asiston institucionet shqiptare për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, ka propozuar një draft me ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të disa nëpunësve publikë.

Ndër të tjera, në draft propozohet rritja e dënimeve në Kodin Penal për pushtetarët që fshehin ose që mashtrojnë me deklaratat e pasurisë. EURALIUS propozon që masa e dënimit, nga tre vjet, të shkojë në 5 vjet. ?Propozohet që të bëhen ndryshime në Kodin Penal, neni 257/a dhe të rritet masa e dënimit nga 3-5 vjet, me qëllim, rritjen e periudhës së parashkrimit të veprës penale. Gjithashtu, kjo do të jetë një kohë e mjaftueshme, në përputhje me nenin 25/1 pika d, që parashikon kontrollin e plotë për të gjithë subjektet deklaruese deri në 7 vjet?, thuhet në draftin e propozuar dhe hartuar nga EURALIUS.

Share This Video


Download

  
Report form