Hetimet për ushtarakët, komandot që dezertuan rrezikojnë 5 vjet burg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seksioni ushtarak në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet për dezertimin e 4 ushtarakëve komando një ditë më parë në Angli. Kallëzimi u depozitua nga Policia Ushtarake, kjo pasi 4 ushtarakët nuk u kthyen nga Anglia pas një trajnimi.



Burime pranë organit të akuzës thanë se nga fillimi i tetorit e deri në fillim të muajit nëntor, policia ushtarake ka depozituar 16 kallëzime penale kundër efektivë të ushtrisë që kanë thyer betimin, por shumica janë për veprat penale të mosparaqitjes në repart apo vendin e shërbimit.




Reni Ajazi nga Gramshi, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkullaku nga Pogradeci dhe Klevis Lamkaj nuk u kthyen nga Londra ku ishin për një trajnim ushtarak.



Për këtë sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ata akuzohen për veprën penale të dezertimit, e cila sipas Kodit Penal ushtarak në nenin 33 të saj, parashikon deri ne 5 vite heqje lirie.

Share This Video


Download

  
Report form