Report TV - Drejtësia, drafti i fundit: Ja zyrtarët që do hetohen nga '91

Report TV 2016-06-14

Views 0

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar dhe miratuar nen për nen dhe në tërësi draftin e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë. Shqiptarja.com ka siguruar draftin që u është shpërndarë dje anëtarëve të këtij komisioni. Në këtë dokument të datës 12 qershor, ka një diferencim serioz krahasuar me atë të fundit të publikuar në 6 maj. Nga i pari në të dytin, është zgjeruar rrezja e zyrtarëve të lartë që do të hetojë SPAK( Byroja Kombëtare e Hetimit) dhe do të gjykojë Gjykata e Posaçme. Nëse në draftin e fillim majit shkruhej se kjo strukturë do të hetonte zyrtarë të cilët kanë shërbyer 3 vitet e fundit e në vijim, ky kufizim është rrëzuar, madje është saktësuar se do të hetohen të gjithë ata që kanë shërbyer që nga viti 1991.

Share This Video


Download

  
Report form