Bashkitë “harrojnë” plehrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
61 bashkitë e vendit do te mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e rrugëve kombëtare. Pas një kontrolli te ushtruar ne te gjithë vendin nga Inspektorati Kombëtar i Mjedisit, janë konstatuar shkelje flagrante nga pushtet vendore. Kryeinspektori Ergys Agasi ka deklaruar se disa bashki nuk kane përcaktuar ende vendgrumbullimet e mbetjeve urbane ose ato qe nuk i depozitojnë ne landfillet përkatëse. Ministria Mjedisit u ka lënë afat deri ne muajin qershor për zgjidhjen e situatës, përfshi edhe pastrimin e rrugëve kombëtare nga mbeturinat. Ndërsa bashkitë bregdetare duhet te tregojnë nje kujdes edhe me te madh per akset nacionale dhe plazhet qe kane ne njësinë e tyre administrative. Me ligjin e administrimit te mbetjeve urbane, kryetaret e bashkive jane përgjegjës per menaxhimin e mbeturinave ne njësite administrative qe drejtojnë.

Share This Video


Download

  
Report form