http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret ankohen qe puna e tyre nuk paguhet sa duhet. Koha e qëndrimit ne pune është me e madhe se ajo e parashikuar ne ligj dhe se nuk ka kushte te mjaftueshme sigurie. Ne 1 maj, ne ditën simbol te proteste për me shume te drejta, përfaqësues te sindikatave kane dale ne sheshin para ?Ushtarit te Panjohur?, por kane qene fare te paket ne numër.Këta janë punëtoret qe kane punuar me vite te tera ne demontimit e municioneve ne Shqipëri, industri, e cila prej 3 vitesh nuk funksionon me. Ata thonë se qeveria nuk iu njeh statusin qe u takon ligjërisht. Edhe minatorët kërkojnë miratimin e statusit te tyre.Gratë dhe vajzat e industrisë fasone kërkojnë qe kjo dite per ta te jete dite pushimi. Shume biznese nuk e kane ndërprere punën edhe ne këtë 1 maj. Punëtoret dhe sindikalistet apelojnë qe qeveria te ndërmarrë hapa konkrete ne mbështetje te tyre.