Reforma e pensioneve, sindikatat paraqesin paketën e propozimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka nisur konsultimet për reformën e sistemit të pensioneve në Shqipëri. Pas fondeve private të sigurimeve, të tjera propozime vijnë nga sindikatat. Konfederata e sindikatave të Shqipërisë ka përgatitur një paketë kërkesash për Ministrinë e Mirëqenies sociale për disa kategori të punësuarish. Zv/presidentja e konfederatës Anisa Subashi deklaron se propozimi kryesor është për ulje me 10 vjet të moshës së daljes në pension për një sërë profesionesh të vështira. Pjese e paketës së propozimeve është edhe njohja e kontributeve të emigranteve, qoftë edhe nga shteti shqiptar. Ministria e Mirëqenies Sociale duket se do të marrë në konsiderate uljen e moshës së pensionit për minatorët, por kjo po shqyrtohet nga grupi i punës. Pritet që reforma për sistemin e pensioneve të shkoje për miratim në Parlament para verës së këtij viti. Deri atëherë procesi do t'i nënshtrohet një debati të gjerë publik.

Share This Video


Download

  
Report form