Reforma e pensioneve, të moshuarit kundër, deputetet pro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në vite FMN dhe Banka Botërore i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të bëjë një reformë të thelle krizës ekonomike për skemën e pensioneve, me sa duket 2014-ta do të jetë viti i vetëm i cili mund të hapë një debat dhe te arrijë diçka konkrete për këtë. Në fakt vetë Ministria e Financave tek propozimet që bëri për planin buxhetor kërkoi rritjen e moshës së pensioneve në 65 vjeç për gratë dhe 66 për burrat si dhe rritjen e moshës se pensionit për deputetet me 5 vjet. Por që kjo reformë të konkretizohet kërkon një konsensus të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës për vetë koston elektorale që mban mbi vete. Sipas Ministrisë së Financave reforma e skemës së pensioneve do të kërkoje së paku 2 vjet për shkak të sensibilitetit të madh që ka tek qytetaret. Por pavarësisht debatit për rritjen e moshës së pensionit për qytetaret, e vetmja çështje e cila duket se do të kaloje pa debat është rritja e moshës së pensionit për deputetet nga 55 vjeç në 60, moshe kjo e cila nuk nënkupton domosdoshmërish largimin nga skena politike të deputetëve. Pensionet i kushtojnë çdo vit buxhetit të shtetit miliona dollarë shifër që rritet nga viti në vit. Për pensionet në vitin 1993 janë shpenzuar 73 milionë dollarë nga të cilat 34 milionë dollarë i ka subvencionuar buxheti dhe në vitin 2013 shteti subvencionoi 690 milion dollarë, shifra këto që "ulërasin" për reforme nëskemën e pensioneve.

Share This Video


Download

  
Report form