Report TV - Elvis Roshi reagon pas publikimit të formularit të vetëdekarimit

Report TV 2016-05-08

Views 1

Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, ka reaguar ky i fundit. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Roshi sqaron përgjigjen e tij në formularin e vetëdeklarimit, mbi arrestimin në vitin 2002 në Mynih të Gjermanisë.

Në formularin e vetëdeklarimit Roshi ka pohuar se ka qenë arrestuar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane, por shprehej se nuk i kujtohej arsyeja. Për këtë ai thotë në reagimin e tij se është ndaluar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane pasi ka qenë emigrant pa letra.

"Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur," shkruan kryebashkiaku i Kavajës.

Në fund Roshi thotë me bindje se nuk është subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit dhe si i tillë PD nuk ka pse të kërkojë largimin e tij nga politika.

"Por nje gje eshte e sigurte: Une nuk jam subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk doja qe Sali Berisha dhe partia e tij te kerkonin largimin tim nga politika per pasaktesi deklarimi," përfundon Roshi.

Share This Video


Download

  
Report form