Ora News - Elvis Rroshi pranon falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, pretenca me 13 korrik

Ora News Lajme 2018-07-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Elvis Rroshi ka pranuar ditën e sotme akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës është shprehur se ?plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës?.

Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe me 13 korrik jepet pretenca për ish-kryebashkiakun e Kavajës.

Ai akuzohet nga prokuroria për falsifikim të dokumenteve, në formularin e dekriminalizimit, ku Rroshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale.

Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se ndaj Roshit ishin vendosur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut.

Shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Rroshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elvis-roshi-pranon-falsifikimin-e-formularit-te-dekriminalizimit-pretenca-me-13-korrik

Share This Video


Download

  
Report form