http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një aksion blic, njësitë antikorrupsion dhe policia e Kosovës, kanë kryer disa aksione paralele në Prishtinë, Prizren e Ferizaj, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe lirimin e disa pronave të uzurpuara. Gjatë këtyre aksioneve, të kryera me kërkesë të Prokurorisë, janë arrestuar të paktën 9 persona si dhe janë sekuestruar pasuri që besohet se janë vënë në mënyrë të kundraligjshme. Sipas mediave, gjate nje aksioni policor ne Prizren janë sekuestruar, një hotel, një restorant mbi 6 mije metra katrore tokë dhe 303 mije euro. Sikurse behet me dije, aksionet ne fjale të cilat vijojnë, kryen pas një hetimi më shumë se njëvjeçar nga ana e Prokurorisë në Prishtinë. Ky është aksioni i dyte i madh qe zhvillohet ne Kosove, pas atij per ndalimin e Azem Syles. Ende nuk dihet nëse këto aksione kane lidhje me njëra-tjetrën apo jo.