http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë persona nga qyteti i Durrësit, mes tyre biznesmenë të njohur, janë arrestuar mëngjesin e kësaj te marte nga antidroga, ne bashkëpunim dhe me zyrën e Interpolit. Prangosja e tyre u arrit në kuadër të operacionit të koduar ?Ricarica 2013?. Ata akuzohen për krijimi e një grupi kriminal ndërkombëtar dhe per trafik droge. Gjykata e Firences ne Itali kishte kërkuar arrestimin e tyre qe ne datën 23 mars 2015. Në pranga janë vënë Artur, Edmond, Guido dhe Luan Tepshi, si dhe Kastriot Dyrmishi dhe Laert Teneqexhiu. Një pjesë e personave të arrestuar janë biznesmenë të njohur në qytetin bregdetar. Arrestimi i tre prej tyre është kryer në mjediset e një pallati që është ndërtuar vëllezërit Tepshi në zonën e Vollgës. Vëllezërit Tepshi janë të njohur në Durrës, pasi prej vitesh ata kanë ngritur dhe administrojnë një sërë biznesesh, që nga transporti detar me anije të tonazheve të ndryshme, firma ndërtimi, pika karburanti dhe lokale. Nga hetimet e palës italiane dyshohet se aktivitetet e tyre janë ngritur në sajë të trafikut të lëndëve narkotike në itali.Operacioni i koduar ?Ricarica 2013? për shkatërrimin e organizatave kriminale dhe trafikun e drogës është zhvilluar paralelisht në disa shtete. Ai ka nisur që 15 korrik 2012 pas vrasjes se një shqiptari ne Firence. Ndërkohë në shtetin italian deri më tani janë kapur 19 persona 12 prej të cilëve janë në burg dhe 7 në arrest shtëpie. Kjo organizate akuzohet se nga korriku i 2013 deri me gusht te 2014 do të trafikonte në Itali 15 kilogram kokaine.