http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy persona janë arrestuar në flarancë dhe tetë të jetë janë shoqëruar për verifikim nga Policia e Elbasanit. Në kaudër të oepracionit që u zhvillua orët e pasdites të së shtunës, policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit: - Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;- Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan; Shtetasi Enver Çapja u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e një bar kafeje në pronësi të këtij të fundit në në lagjen ?Emin Matraxhiu? u gjetën dhe u sekuestruan: - 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;- nje pale targa automjeti gjermane- nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke. Ndërsa 38 vjeçari Naim Gjarri u arrestua pasi gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi ai është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;- një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.- 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.- një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.- një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat. Operacioni erdhi si rezultat i ngjarjes së të premtes, ku shtetasit Albert Alterziu iu bë atentat me granatë dore.