Report TV - "Shullazi",prokuroria ka dëshminë e parë, biznesmenja: Më morën pronën

Report TV 2016-05-02

Views 0

Kur kanë kaluar dy javë nga arrestimi i Emiliano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit prokurorët Eneid Nakuci dhe Elisabeta Imeraj kanë mundur të sigurojnë dëshminë e parë kundër këtyre shtetsve të dyshuar sit ë përfshirë në një grup të strukturuar kriminal.

Pas refuzimit për të dëshmuar se janë kërcënuar apo gjobitur nga Emiliano Shullazi nga biznesmenët e përmendur në raportin e shërbimit informative shtetëror, në derën e heteusve mësohet se ka trokitur një biznesmene nga Tirana.

Në dëshminë e saj ajo ka thënë para hetuesve se nën kërcënimin për jetën asaj i është marrë një pronë në Tiranë me vlerën e tregut prej 1 milion euro dhe kjo pronës i është kaluar në favor shtetasit Gilmando Dani njohur si shok i Shullazit.

Share This Video


Download

  
Report form