Lehtësimi i procedurave doganore e tatimore Kosovë-Shqipëri, informacioni mbi eksport-importet, si dhe unififikimi i licensave e certifikatave për bizneset. Këto kanë qenë pikat ku u përqendrua vëmendja e takimit mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe homologut kosovar Avdullah Hoti. Ahmetaj tha se u diskutuan një sërë elementësh praktikë, operacionalë dhe ligjorë në kuadrin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
"Janë çështje të tjera operacionale të shkëmbimit të informacioneve qoftë të eksporteve, apo importeve, qoftë të tranziteve. Ka të bëjë me uljen e barrierave në të dyja anët, qoftë në terminalet doganore në anën kosovare qoftë në anën tonë. Ka dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me unifikimin e licensave, të certifikatave që e lehtësojnë jashtëzakonisht shumë punën e eksportuesvë dhe importuesëvenga të dyja palët," tha Ahmetaj.