Nis fshirja dhe falja e detyrimeve tatimore dhe doganore

RTV KLAN 2017-07-06

Views 58

Sot ka nisur zyrtarisht procesi i faljes dhe fshirjes së detyrimeve tatimore dhe doganore për të gjitha bizneset. Xhavit Curri, Nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, thotë për "Televizionin Klan" se në total, adminsitrata tatimore do të falë me kusht dhe pa kusht rreth 600 milion dollarë detyrime, ku 300 prej të cilave janë vetëm fshirje, pa paguar asnjë principal.

Curri sqaron se logjika se si do të veprojë në terren këtë herë zbatimi i ligjit të faljes së detyrimeve është tërësisht automatike. Askush nga subjektet nuk ka pse të shkojë në sportelet e tatimeve. Detyrimet deri në 1 janar 2010 dhe gjobat fshihen nga sistemi, ndërsa pas këtij viti tatimpaguesi printon nga faqja e intrenetit të tatimeve shumën e gjobës dhe e paguan në bankën më të afërt.

Biznesi i cili ka gjoba të ndryshme mund të zgjedhë të paguajë njërin lloj, por periudha e shlyerjes së detyrimit duhet të jetë e plotë. Afati për përfundimin e ligjit për fshirjen dhe faljen e detyrimeve tatimore është fundi i këtij viti./TvKlan

Share This Video


Download

  
Report form