Report TV - Bashkia e Tiranës lehtëson procedurat tatimore për bizneset

Report TV 2016-12-18

Views 0

TIRANE-Nga 1 janari 2017, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe më tej procedurat tatimore për 50 mijë bizneset që veprojnë në kryeqytet dhe njëkohësisht do të shkurtojë edhe afatet.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik, Kryebashkiaku Veliaj prezantoi sot disa nga masat lehtësuese.

Ai theksoi se Tirana do të jetë një qytet i hapur për biznesin, dhe kjo është treguar edhe me vendimin e marrë pak kohë më parë për përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave vendore për 3 muajt e parë nga bizneset e reja.

Share This Video


Download

  
Report form