Report TV - Beqiraj: Ja procedurat e reja tatimore apelimet dhe vendimet për gjobat

Report TV 2016-07-17

Views 1

Pas kërkesave të shumta nga biznesi, Ministria e Financave po rishikon një numër të konsiderueshëm procedurash tatimore.

Në një intervistë për Report TV, Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se ndryshimet do të nisin nga mundësia për vetëkorrigjim, te vendosja e parimit të precedentit, te lehtësimi i procedurave për apelim, e deri te largimi i departamentit të apelimit nga administrata tatimore.

Sa për gjobat e rënda prej 10 milionë lekësh, të kontestuara fort nga biznesi, ajo thotë se do të zbatohen vetëm në rast miratohen nga një bord i posaccëm, ku do marrin pjesë dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes.

Ministria po merr gjithashtu në shqyrtim dhe një propozim tjetër të bërë nga biznesi, sipas të cilit gjobat për kuponët tatimorë, të zëvendësohen me mbylljen e akvitetit për disa ditë.

Share This Video


Download

  
Report form