Report TV - Ankesat/Kushtetuesja do shprehet për 4 çështje të debatuara politikisht

Report TV 2016-04-12

Views 0

Të paktën katër çështje që kanë qenë pjesë e debatit të nxehtë politike do të jenë këto ditë në tryezën e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Këtë të martë Gjykata Kushtetuese shqyrtoi mbi bazë dokumente dhe kërkesën e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i cili kërkoi shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të kolegjit penale të Gjykatës së Lartë e cila e dënoi me gjobë 200 mijë lekë të reja për shpifje ndaj kryeministrit.

Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë pa praninë e palëve këtë kërkesë të demokratit Edi Paloka i cili kërkoi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

E ndërkaq, javën e ardhshme do të përcaktohet nga kushtetuesja edhe fati i mandatit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima.

Në kalendarin zyrtar të saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 20 prill për të shqyrtuar kërkesën e kuvendit me objekt konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Koço Kokëdhima.

Séanca e cila pritet të zhvillohet në orën 10 do të jetë e hapur e do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuar, Kuvendi i Shqipërisë, Partia Demokratike, vetë deputeti Kokëdhima përmes avokatit të tij.

Mandati i deputetit Kokëdhima u kthye në një betejë politike mes opozitës dhe mazhorancës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i kërkoi kuvendit që këtë çështje ta shqyrtojë gjykata në themel.

Por ky debat politik u finalizua me votimin në seancën e 10 marsit të kërkesës së demokratëve për të zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese.

Ndërkaq dy çështje të tjera që kanë marrë vëmendje në debatin publik pas vendimeve të mazhorancës në kuvend, ligji i pronave dhe ai i mediave audiovizive do të shqyrtohen javën e ardhshme nga trupa e Gjykatës Kushtetuese. Për ligjin e pronave i është drejtuar kushtetueses jo vetëm Presidenti, por edhe Partia Republikane si dhe shoqata të ndryshme të pronarëve.

Në kërkesë parashtrohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i ligjit ?Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave si dhe pezullimi i zbatimit të tij deri në momentin kur të shprehet gjykata.

Ndërkaq shoqata e mediave elektronike i është drejtuar këtij institucioni me kërkesën për shpalljen si të i papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 62, të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Kështu, me sa duket beteja politike e opozitës në parlament do të zhvendoset në tryezën e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS