Report TV - Meta takim me Muçin: Pres nga Kushtetuesja të rishpallë vakancën për aplikim

Report TV 2019-12-12

Views 0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim kokë më kokë Besnik Muçin ku i ka kërkuar që të vlerësojë mundësinë e rishikimit për qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues. Presidenti Meta ndërkohë është shprehur se është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur menjëherë këtë vakancë për aplikim.

Dje, Besnik Muçi, u shkarkua nga detyra si prokuror nga KPA, për shkak se nuk justifikonte dot pasurinë, por ai deklaroi se nuk do ta njohë shkarkimin dhe se do të vijojë punën si anëtar i emëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Muçi shkoi në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur kështu vendimin që u dha për të nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për ta shkarkuar nga detyra. Sipas pretendimeve të Muçit, KPA nuk mund të vendos për të pasi që nga betimi që bëri para Metës si anëtar i Kushtetueses, atij i ka përfunduar mandati si prokuror dhe kështu ai nuk mund të shkarkohet nga KPA.

Sot Besnik Muçi iu drejtua kërkesë Kushtetueses duke thënë se do të qëndrojë në detyrë si anëtar deri sa ata të dalin në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë në fund të deklaratës së Presidencës thuhet se Muçi e garantoi Metën se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS