Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Shëndetësisë, ku opozita është ndalur sërish tek akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj është bërë temë debati në këtë komision, teksa deputetët e opozitës kanë hedhur akuza të forta ndaj tij, ministrit dhe kryeministrit Edi Rama.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka theksuar se në PS ka njerëz kamikazë dhe të sakrifikuar për të mbrojtur çështje të pambrojtura.
Ne e dimë se ku duhet të shkojë ky vend. Unë e di që dhe brenda mazhorancës ka njerëz të sakrifikuar, kamikazë, për të mbrojtur çështje të pambrojtura. PS i ka të gjitha pushtetet, keni drejtësinë, ekzekutivin, mediat. Çështja e videos është e pa koment, njerëzit e dinë që është e vërtetë, problemi është si ta rregullojmë. Sot nuk mundeni më të thonë ?opozita? për çdo gjë që nuk shkon. Nuk ju ka sjellë thjesht Edi Rama, jam e bindur, ka mes jush njerëz që i kanë sjellë qytetarët. Një ditë do të dalim nga politika dhe duhet të themi të vërtetat. Heshtni!
Grida Duma, deputete e PD