Report TV - Arrestohet me identitet fals në Gjermani, vëllai i Enkelejd Alibeajt

Report TV 2016-04-09

Views 17

Vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish- deputet i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është arrestuar nga policia gjermane në qytetin Hahn të Gjermanisë. Taulant Alibeaj, 39 vjeç, është arrestuar me 6 prill nga policia gjermane me akuzën e vjedhjes me armë. Arrestimi i tij është konfirmuar për Report Tv, nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se

Alibeaj, është arrestuar nga policia gjermane gjatë një aksioni në një qytezë të vogël në zemër të Gjermanisë. Gjithsesi burimet nuk dhanë detaje të tjera mbi arrestimin, apo detaje të tjera në lidhje me rastin e tij. Gjithsesi burimet konfirmuan akuzën e vjedhjes me armë.

Në momentin e arrestimit Alibeaj, iu ka paraqitur, një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie autoriteteve gjermane. Sipas mediave, ai nuk njihej në gjermani me emrin e tij, pasi ishte i regjistruar si Xhavit Morrnica. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë. Po ashtu tregoi edhe një kartë identiteti italiane, sipas së cilës punonte për Ministrinë e Financave.

Share This Video


Download

  
Report form