Report TV - "Eskobarët", arrestohet në Belgjikë Dhimitër Poti e i vëllai

Report TV 2016-05-14

Views 12

Në një kohë kur në Belgjikë dhe Greqi janë arrestuar dy nga drejtuesit e celulës së narkotrafikut, në Shqipëri Klemend Balili, personi që menaxhonte të gjitha dërgesat nga bregdeti Shqiptar, vijon të qëndrojë i lirë në Sarandë. Madje si trafikanti meksikan ?El Chapo?, Klemend Balili ka dhe kohën e mjaftueshme të japë intervista për gazetarë lokalë, ndërkohë që nga ana tjetër policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehen se nuk mund ta arrestojnë pasi nuk kanë një mandat arresti për biznesmenin Balili. Megjithëse nën zë nga zyrtarë të policisë thuhet se arrestimi i Klemend Balilit është çështje ditësh, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë ndalim. Gjatë dy ditëve të fundit, Policia e Sarandës ka kryer kontrolle për Klemend Balilin, por ai nuk është gjetur.

Nga ana tjetër asnjë nga familjarët e tij nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen, duke u shprehur se nuk kanë informacion.

Share This Video


Download

  
Report form