Report TV - Misteri i arrestimit të vëllait të Enkelejd Alibeajt në Gjermani

Report TV 2016-04-09

Views 0

Vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish- deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dyshohet se është arrestuar nga policia gjermane në qytezën Hahn të Gjermanisë, në afërsi të Frankfurtit.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Policisë së Shtetit. Sipas të njëjtave burime, 39 vjeçari, Taulant Alibeaj, është arrestuar me 6 prill nga policia gjermane me akuzën e vjedhjes me armë.

Por, në një lidhje me Skype për Report Tv, Taulant Alibeaj mohoi të jetë arrestuar nga policia gjermane, ndërsa nga ana tjetër konfirmoi se në datat e pretenduara se është arrestuar 6 prill, ka qenë në Gjermani për një vizitë familjare.

Ai mohoi gjithashtu të disponojë dokumente të rreme identiteti, sicc pretendon Policia Shqiptare.

Kjo shton edhe më tepër misterin e arrestimit të tij, pasi siç pretendon Policia Shqiptare, ai është arrestuar nga policia gjermane gjatë një aksioni në një qytezë të vogël në zemër të Gjermanisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS