Ora News- I bllokuan shtëpinë pas arrestimit të vëllait, Viliam Tata: Po flemë jashtë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Viliam Tata, i vëllai i Frederik Tatës i arrestuar në nëntor të këtij viti gjatë operacionit policor të koduar ?Balerinat?, lëshoi një lumë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë dhe policisë së shtetit pas seancës gjyqësore.

Tota: Është antinjerëzore një njeri mos me shku me taku vëllain e vet, është antikushtetuse mos me hy në sallë të gjyqit me dëgju çfarë ka bërë vëllai i tij. Është antinjerëzore me pas librat e fëmijëve në shtëpi dhe mos e me shku me i marrë. Nuk më jep përgjigje as prokurorja. Ky nuk është shtet, kjo nuk është drejtësi, nëse drejtësia funksionon përsmari duhet me më thënë ky njeri je ti, këtë vëlla ke ti. Kemi bërë kërkesë me shku me e dëgju çfarë ka bërë, me dit detajet çfarë ka bërë vëllai im. Në një kohë dosja është e pastër.Nuk ka asnjë lloj prove për vëllain tim në bazë të këtyre letrave.Unë kërkoj drejtësi.Këta thonë për arsye hetimi, dakord, por më liro shtëpinë time. I kanë marrë 1750 euro vëllait tim kur kanë ardhur Forcat e Tiranës.

Tata mohoi akuzat ndaj të vëllait dhe e quajti absurd vendimin e prokurorisë për t?i bllokuar shtëpinë e biznesin. Familjarët po detyrohen të flenë tek të afërmit, pasi nuk kanë shtëpi tjeter, tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-bllokuan-shtepine-pas-arrestimit-te-vellait-viliam-tata-po-fleme-jashte

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS