Report TV - Ivi Kaso: Bindja Demokratike e paligjshme, ka bërë rregjistrim fals

Report TV 2019-05-29

Views 0

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza mbi kryeministrin, Edi Rama duke thënë se po kthen votimin monist duke urdhëruar falsifikimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit me anë të partisë Bindja Demokratike.

Sipas Kasos Kuvendi ka lëshuar vërtetim fallco sikur partia Bindja Demokratike përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend por përfaqësuesi Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin.

Ndërkohë Kaso ka thënë se PD ka paditur Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, me pretendimin se ka shkelur detyrën.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos:

"Në vitin 2019, gati 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, në vend që të sigurojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Edi Rama ka vendosur që për karrigen e tij dhe pushtetin e tij personal, t?u asgjesojë shqiptarëve themelin e demokracisë dhe të vlerave europiane, zgjedhjet.

Pas aleancës me krimin e organizuar, Edi Rama po tenton t?i vendosë një tjetër njollë të paprecedentë procesit zgjedhor në vend. Për herë të parë në historinë postkomuniste në Shqipëri, Edi Rama po tenton të kthejë votimet moniste, duke patur në proces vetëm me kandidatë të partisë në pushtet ose derivate te tij.

Share This Video


Download

  
Report form