Hetimet për sulmet e Brukselit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë momentet e tmerrit qe përjetuan pas shpërthimeve pasagjeret, te cilët gjendeshin ne aeroportin e Brukselit. Kjo video e re tregon panikun dhe kaosin pranë vendit ku u hodh ne ere një kamikaz dhe shpërtheu edhe një bombe. Familjaret kërkonin njeri-tjetrin, ndërsa ata qe mbijetuan u erdhën ne ndihme te plagosurve. E ndërsa Belgjika është ende e shokuar dhe ne zi për jetët e humbura, policia vazhdon kërkimet per persona te tjerë te përfshire ne sulme. Ndërsa ka paqartësi nëse terroristet kane qene 4 ose 5, ajo qe besohet është se ne shpërthimin ne metro ka qene i përfshire edhe një person i dyte. Ai është pikasur nga kamerat e sigurisë me një çante te madhe, por sipas televizionit publik RTFB nuk është e qarte nëse ka mbetur i vrare nga shpërthimi, apo ka arritur te shpëtoje. E ndërkaq, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdelsam, arrestimi i te cilit përshpejtoi sulmin e terroristeve ka ndërruar mendje. Ai nuk do te kundërshtoje ekstradimin ne France. Sipas avokatit te tij, Abdeslam kërkon te largohet ne France sa me shpejt qe te jete e mundur, ne mënyre qe te shpjegohet për ato qe kane ndodhur.

Share This Video


Download

  
Report form