Hetimet për vrasjen e Santos - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një emër autori të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Tre prokurorë të Tiranës si dhe një grup oficerësh të policisë gjyqësore kanë zbardhur filmimet e të gjitha kamerave të sigurisë, që kanë fiksuar atentatorët, përgjatë gjithë intenerarit të lëvizjes. Paralelisht po verifikohen edhe veprimet apo mosveprimet e punonjësve të policisë, pranë të cilëve kanë kaluar vrasësit.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po punohet në disa pista hetimi. Ato përfshojne konfliktet që biznesmeni mund të ketë patur si drejtues banke, investimet e planifikuara prej tij si dhe probleme të mundshme në jetën private. Grupi i prokuroreve ka kërkuar informacion për të gjithë veprimtarinë e bankës, transaksionet e kryera së fundmi, sekuestrot e pronave për shkak të kredive të pashlyera, apo edhe kontratat e ndryshme përfshi edhe ato të garancive në shuma të mëdha. Një tjetër version e që po shikohet është ajo e investimeve të bëra nga Santo në fusha tË tjera si dhe problemet qË mund tË ketË patur. Sa i perket autorëve, hetuesit dyshojnë se ata mund të kenë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë. Por, i pyetur rreth këtij fakti drejtori i shërbimit informativ Visho Ajzai Lika, nuk ka pranuar të japë detaje. Nga zbardhja e kamerava ka rezultuar se e gjithë ngjarja nuk ka zgjatur më shumë se 20 sekonda, ndërsa veprimet e atentatorëve kanë qenë tepër të sakta dhe precize. Ndërkohe, edhe dy të shoqëruarit në Fushë- Krujë ditën e enjte, janë lënë të lirë pasi është vërtuar se nuk kanë lidhje me vrasjen.

Share This Video


Download

  
Report form