http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vepër terroriste te ideatorëve te Shqipërisë se Madhe e ka cilësuar presidenti serb Tomislav Nikoliç ngjarjen e Kumanovës, ndërsa ka kërkuar reagim me te forte nga rajoni dhe vendet e BE-se ndaj kësaj ideje.?Sulmet terroriste dhe provokimet e delegacionit shqiptar në Beograd, janë një sinjal se i gjithë rajoni është në rrezik. Mendoj se ideja e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjitha vendet që kanë popullsi të konsiderueshme shqiptare?, tha presidenti serb për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.Kreu i shtetit vlerësoi se Serbia i është përkushtuar rrugës evropiane dhe ka bere mjaftueshëm qe te zbatohen marrëveshjet e arritura mes Prishtinës e Beogradit ne Bruksel. Ai akuzoi qeverinë e Kosovës se nuk ka shprehur vullnet te mire, pasi jeta e serbeve ne Kosove vazhdon te jete e vështire. Beogradi dëshironte vijoje dialogu me ndërmjetësimin e BE, ne mënyre qe te zgjidhen problemet specifike qe te arrihet pajtimi i plote dhe bashkëjetesa paqësore mes kosovareve e serbeve ne Kosove.