http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian kërkon hetim të aksionit të njësive speciale maqedonase në Kumanovë që përfundoi me dhjetëra viktima. Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Europain, Kristian Danielson. Zyrtari i lartë i BE-së ka bërë apel që të evitohen tensione të tjera me sfond etnik në vend.?Jam shumë i shqetësuar për atë që ndodhi në Kumanovë. BE dënoi çdo formë të dhunës dhe dëshiroj tu shpreh ngushëllim të thellë familjeve të personave të cilët humbën jetët. Komisioneri Han, tashmë u bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve të involvuar të bashkëpunojnë në ndriçimin e asaj që ndodhi në Kumanovë. Gjithashtu është me rëndësi që ky rast në mënyrë përkatëse të hetohet dhe të mos shkaktoj tensione ndëretnike?.Danielson u beri thirrje palëve të angazhohen në zgjidhjen e krizës politike. Ky apel vjen një ditë para se krerët e partive kryesore në Maqedoni, mblidhen për në takimin e tretë, me synim gjetjen e gjuhës së përbashkët për tejkalimin e ngërçit politik. Kjo tryezë mes Gruevskit, Zaevit, Ahmetit e Thaçit do të ndërmjetësohet nga ambasadori amerikan Bejli dhe ai i bashkimit evropian Orav.